Lektyra e parë dhe e fundit e nxënëses së klasës së VI

Artan Ameti

Lektyra e parë dhe e fundit

(e nxënëses së klasës së VI)

Nuk do ta kisha kuptuar fare, apo do ta kisha dëgjuar orën e radhës, vetëm pasi të kishte ikur në Gjermani pas pyetjes sëzakonshme: “Kush mungon sot?”.

Ishte ora e lektyrës dhe si fillim po kontrolloja punimet e nxënësve, dhe ngaqë bëhet fjalë për klasën e gjashtë; të cilëve u sugjeroj gjithmonë që fletoren e lektyrës ta kenë me format më të madh dhe kapak të trashë që të mund ta shfrytëzojnë deri në klasë të nëntë, në sy më ra një kopertinë shumë e bukur me titullin “Fjalët e qiririt”, por e shkruar në një fletore të vobektë, ndryshe nga ato që kisha sugjeruar. Ndaj në atë moment, menjëherë, edhe pse kopertina më pëlqeu shumë, i bëra vërejtje vajzës pse e kishte zgjedhur atë fletore aq të vogël.

“E di”-tha, “Arsimtar”; “Po e mora me qellim aq të vogël sepse nesër do të iki në Gjermani”. 

U shtanga, nga kjo përgjigje kaq e papritur. Mund të ju duket pak e hiperbolizuar ndoshta, po në atë moment ndjeva pothuajse të njëjtën gjë që do ndjente komandanti i një ushtrie pasi ushtari do të thoshte fjalët e fundit në krahët e tij në fushën e betejës! E kush po e humbiste betejën vallë: arsimtarët, profesorët, mjekët, politikanët, apo kush, apo të gjithë ne bashkë…m’u rrotulluan aq shumë pyetje për një moment sepse nuk ka se si të ndjehesh ndryshe: Një vazë e ndrojtur, e sjellshme dhe e shkëlqyeshme, këtu shto dhe moshën e saj 10-11 vjeçe-një engjëll që po zhvendosej nga ky vend.

Nuk më ngeli gjë tjetër në atë moment veçse ta kuptoja pafajësinë e nxënëses dhe në shenjë kujtimi i mora kopertinën e lektyrës për ta ekspozuar në murin e shkollës.StrugaLajm

E ndërkohë  që nxënësit tjerë prisnin që unë të vazhdoja mëtutje, si asnjëherë më parë fillova të mendoja për llambat allafrënga që po na merrnin të gjithë nxënësit, e unë duhej t’u mësoja “Fjalët e qiririt”!

Vazhdova…po ta them të drejtën, jo me aq ëndje si herët e tjera, bile bile pak si me hatër ndaj Naimit, sikur ai të kishte faj qëzgjodhi qiriun për krahasim!

Fotoja që po shikoni i përket punimit të nxënëses në fjalë, dhe e kam vlerësuar si një nga kopertinat më të bukura që kam parëderi tani. 

Dhe me këtë rast jo vetëm kësaj nxënëseje po të gjithë nxënësve të ikur nga vendlindja u uroj jetë të gjatë, shëndet dhe sa mëshumë suksese kudo që të ndodhen, sepse vetëm ata e dinë dhe e kuptojnë se çdo të thotë të largohesh nga klasat e shkollës fillore.

In : Aktuale

Loading...
loading...