LSDM-ja kundërpërgjigjet: Qeveria nuk mendon për dorëheqje

 

Shkup, 27 janar – Hristijan Mickoski është në panik për shkak të anëtarësimit të Maqedonisë në BE dhe NATO, ndërsa pikërisht anëtarësimi në NATO dhe rritja e pagave janë humbja më e madhe e anti-perëndimorit Mickoski. Në agjendën e Qeverisë të udhëhequr nga LSDM-ja janë investimet e huaja, kthimi i TVSH-së për perosnat fizik, rritja e pagave dhe fitore në zgjedhjet e ardhshme, thuhet në reagimin e LSDM-së pas deklaratës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski i cili kërkojë dorëheqjen e kryeministrit Zaev, Qeveri teknike dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, transmeton Koha.mk

“Pas zgjedhjeve në zgjedhjet e ardhshme, le të mendojë për dorëheqje Mickoski. LSDM është parti e cila Maqedonisë i solli sukses historik dhe do ta realizojë fitore të madhe në zgjedhjet për kryetar shteti dhe në zgjedhjet kuvendare, kur të mbahen”, reagojnë nga LSDM.StrugaLajm

Nga LSDM-ja thonë se Qeveria të gjitha kapacitetet e saj i ka vendosur në ekonomi të fuqishme, dhe se sipas tyre një Qeveri që krijon mundësi për gjithë qytetarët nuk mendon për dorëheqje. (Koha.mk)

In : Aktuale

Loading...
loading...