Lulëzim Mena, 64-vjeçari pensionist nga fshati Misllodezdë i Strugës, prej katër vitesh me iniciativë e tij po pastron dëborën nga rrugët lokale që të çojnë në dhjetëra fshatra të rajonit të Strugës, me automjetin e tij në të cilin ka vendosur. një borëpastruese. Vendasit thonë se Mena herë pas here kalon dhjetra kilometra për të ndihmuar në pastrimin e borës.
Ai shpesh mbërrin i pari, para se të vijnë edhe ata që janë të detyruar të pastrojnë rrugët. Mena është një pensionist që jetën e punës e ka kaluar në Zvicër, por para disa vitesh është kthyer në vendlindje.