Lulzim Nasufi:Për Veleshtën pyesim Non Gratën :Si e katandise,shkatërrove,injorove vendbanimin që i dha gjithçka Strugës

PA VIZION PËR VELESHTËN…, – E CILA ISHTE KOMUNË…!!??

Këto ditë pas reagimit të Degës të ASH – së – Strugë, ne lidhje me punimet në Veleshtë, Kryetari i Komunës së Strugës, NON GRATA Ramis(z) Merkon, e paska vizituar Veleshtën, gjoja paska inspektuar punimet…

Dhe aq…, – e shoqëruan disa njerëz, pa Kryetarë e Anëtarë të Bashkësisë Lokale, bëri disa foto, u tha ,, bëni qejf deri sa jam unë Kryetarë ,, i postoj në FB, … dhe aq mbaroj obligimin si Kryetarë Komunë…!?

E pasi jemi te Veleshta, pyesim NON GRATA Ramis(z) Merko, si Kryetar të Komunës të Strugës për disa cështje në lidhje me Veleshtën,StrugaLajm

  • A e patë Veleshtën sa është shprazur…?
  • Përse në hyrje të vitit të tretë të mandatit të katërt tuaj, akoma nuk keni realizuar asgjë nga premtimet e notuara në ,, Agjendën e Blertë ,, – të vitit 2021…?,
  • Përse Veleshta e cila me 2004 u tërhoq nga Komuna e saj, për të qën nën Administrimin e Komunës së Strugës, u la pasdore, u injorua, u shpërfill aq shumë sa edhe zyrat e Administratës së ish Komunës së Veleshtës i keni nxjerrur jasht funksioni, vetëm në Veleshtë nuk funksionon asnji Ndërmarje Publike nga ish Komuna…?,
  • Përse Veleshtën një ,, Gjigand ,, ekonomik, demografik, politik, kulturor e arsimor, në mandatin tuaj të katërt e keni sjellur në gjendje që sot të mos ketë dhe të mos funksionoj as Kryetari i Bashkësis Lokale, as Kryesia dhe Organe të tjera të Bashkësis Lokale të Veleshtës…?
  • A takove ndonjë veleshtarë te Rrapi, a u interesove për infrastrukturën, kulturën, sportin, arsimin, biznesin, a e dini se SHKA ,, SHPRESA ,, sivjet nuk mori pjesë në Festivalin ,, Këngë Jeho ,, në Strugë, e mos flasim për Festivale Ndërkombëtare sic ka bërë më herët..?
  • Si ua arsyetove veprimin e gabuar – joligjore, që emëruat u.d. Drejtor të SH.F.K. ,, ZINI HANI ,, – Veleshtë, shkollë fillore me peshë në rrethinë nga e cila më herët kanë dalur Profesorë të Univerziteteve, e cila akoma nuk ka Sallë Sporti?,
  • A u interesuat për Diasporën e Veleshtës, që ka bërë aq shumë dhe vazhdon te bëjë gjithcka për Vendlidjen…?,
  • Edhe sa kohë do të duhet të presin qytetarët për të parë ndonjë veprim konkret tuajin në lidhje me gropat nëpër rrugët e Veleshtës…?,
  • A e dini se ujrat nga Kanalizimi i pjesshëm i Veleshtës akoma derdhën në Lumin Drin i Zi, në Lozhan dhe jo në Kolektorin e Lozhanit…?,
  • A e dini se Rrjeti i Ujesjellësit në Veleshtë është mbi 40 vite i vjetër, i amortizuar, nuk funksionon ndricimi rrugor publik…?,
  • Mos e patë rastësishtë gjendjen e Përroit qe kalon në mes të Veleshtës…?,

Këto dhe shumë probleme të tjera që e kanë kapluar Veleshtën, sigurishtë se mund ti hasni edhe ne vendbanime të tjera, për cka ju dhe stafi i juaj nuk keni bërë asgjë për ti rregulluar, për ate arsye por edhe për arsye morale si NON GRATA lironi Strugën nga pengmarrja.

RAMIZIK

NDRYSHIMETE MEDHA

PËRGJEGJËSI

Lulzim Nasufi, Kryetar i Degës së ASH – së, – Strugë.

In : Aktuale

Loading...
loading...