Mickoski: Autostrada Ohër-Kërçovë do të jetë prioritet për qeverinë e re të VMRO-DPMNE-së

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në suaza të fushatës “Është e rëndësishme! Ndryshimet varen nga ju” sot në Ohër realizoi takim me punëtorët e turizmit, para të cilëve deklaroi se autostrada Kërçovë-Ohër do të jetë prioritet i qeverisë së ardhshme të udhëhequr nga VMRO-DPMNE.

“Planifikojmë që në prioritet të parë të përfundojmë projektet që janë në nivel qendror, siç është ky. Aty ku është urgjente që të ndërhyjmë në rindërtim dhe të rialokohen të paktën 250 milionë euro nga buxheti qendror për projektet vendore”, tha ai.StrugaLajm

Nga ana e punëtorëve të turizmit, sipas VMRO-DPMNE-së theksuan infrastrukturën e dobët rrugore, si dhe faktin që turistët nga Shkupi deri në Ohër udhëtojnë më shumë se katër orë.

Sipas Mickoskit, autostrada nuk është prioritet i këtij pushteti, i cili, siç theksoi, “shpenzon 200 milionë euro në projekte që nuk i shohim”.

In : Aktuale

Loading...
loading...