Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën “Xhanfize Keko” pranë Kinostudios. Një makinë e tipit Benz ka dal nga rruga dhe ka përplasur me një qytetare dhe më pas një pemë. Akoma nuk është konfirmuar gjendja shëndetësore e vajzës, por nga burime jozyrtare mësohet së është në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 19:15, në rrugën “Xhanfizo Keko” mjeti me drejtues shtetasin J. B., 19 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Komisariatit nr. 4, për veprime të mëtejshme hetimore.”
Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.