Mot me vranësira me shi të përkohshëm
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, vende-vende me reshje të shiut, të cilat lokalisht do të jenë të rrëmbyeshme dhe bubullima. Reshje më intensive do të ketë në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar, e cila në momente do të arrijë deri në 70km në orë. Indeksi UV do të arrijë 6. Temperaturat minimale do të lëvizin prej shtatë deri në 16, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 27 gradë Celsius. Në Shkup do të jetë me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar juglindore dhe me kushte në orët e pasdites për shi lokal dhe me bubullima të rralla të mundshme. Temperatura do të lëvizë prej 13 deri në 26 gradë Celsius. Në ditët në vijim pason periudhë me vranësira të ndryshueshme dhe mot të paqëndrueshëm me shi të shkurtë lokal, bubullima dhe erë e përforcuar. Më e shprehur pritet të jetë të shtunën.