Nacionalistët maqedonas paralajmërojnë Xhaferin: Ke kujdes se çfarë po flet

“Maqedonia e vetme” shpreh shqetësim nga siç thonë, deklaratën kërcënuese të kryeparlamentarit Talat Xhaferi lidhur me ligjin për përdorimin e gjuhëve se nuk mund ta ketë fatin e njejtë sikurse ligji për “Branitellat”, transmeton Zhurnal.

“Maqedonia e vetme” në emër të popullit maqedonas e paralajmëron Talat Xhaferin që mos të jep deklarata provokative, sepse nëse edhe njëher duhet të ndërmerren “hapa tjerë”, vetëm se do të na lehtëson punën sepse tanimë durimi i maqedonasve është në fund nga provokimet e përditshme të minoritetit shqiptar me kërkesat e tyre të bajatshme. Bëjmë me dije se ligji për branitellat në vitin 2012 nga Talat Xhaferi pati një reagim të papritur, atëher si koordinator i grupit parlamentar të BDI-së me leximin e poezisë së pafundme në Kuvend pamundësoi ligjin”, thuhet mes tjerash në reagimin e “Maqedonisë së vetme”.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...