Në Kërçovë sot katër pacientë kanë vdekur nga Kovid-19

Edhe krahas stagnimit dhe rënies së vogël të numrit të të sapoinfektuarve nga Kovid-19 në Kërçovë,  megjithatë në mënyrë drastike është rritur numri i rasteve të vdekjes. Siç informon dr. Nexhat Ballazhi,  vetëm gjatë ditës së sotme në kovid qendrën modulare në Kërçovë kanë vdekur katër persona të moshës prej 59 deri në 73 vjet.

“Në spitalin tonë të përgjithshëm shënohet stagnim i personave të saposëmurë, ashtu që sot prej 23 personave të testuar, pozitivë janë dhjetë persona ose nën 50 për qind, që është parashenjë e mirë për ditët në vijim,  kur presim qetësim të valës së tretë. Vërtetim plotësues se numri  i të sëmurëve është në rënie të vogël është edhe  numri i sotëm i pacientëve  të cilët kanë kryer  rentgen 36, te 90 për qind  prej tyre gjendja është shumë më e mirë  për dallim nga pesëmbëdhjetë ditët paraprake. Ballazhi,  kryeshef i repartit, potencoi se për momentin  problem në mjekimin e të sëmurëve është mungesa e reagensave për kontroll të d-dimerave.

StrugaLajm

Sa i përket numrit të personave të imunizuar në Komunën e Kërçovës, mjeku informon se deri sot në Kërçovë janë imunizuar 400 pacientë dhe të gjithë pa kurrfarë pasoja e kanë marrë vaksinën, ndërsa  në depo mbesin edhe 100 vaksina nga dërgesa e parë dhe 100 vaksina  të pranuara gjatë kësaj jave, me të cilat  do të vazhdohet imunizimi javën e ardhshme.

Në kovid qendrën modulare sot janë hospitalizuar 38 persona, shumica në mblshtetje oksigjenike dhe me pasqyrë më të rëndë klinike.

In : Aktuale

Loading...
loading...