Ndërroi jetë zjarrfikësi i njohur, Nuredin Mustafa

Zjarrfikësi nga Shkupi, Nuredin Mustafa ka ndërruar jetë nga Covid-19.

Edhe pse për një kohë të gjatë, ishte i shtrirë në spital për shkak të gjendjes së vështirë shëndetësore, sërish Mustafa nuk arriti t’i bëjë ballë sëmundjes së Covid-19.

StrugaLajm

Lajmin e kanë bërë të ditur Zjarrfikësit e Shkupit ku shprehin ngushëllime për të.

“Me keqardhje të madhe dhe dhimbje sot Brigada e kundërzjarrit e Qytetit të Shkupit humbi një profesinist, shok dhe koleg. Prehu në paqe Nuredin Mustafa, veprat do të mbeten dhe nuk do të harrojmë”, thuhet në ngushëllim e Brigadës së kundëzjarrit.

Mustafa njihej për përkushtimin e tij në punë por edhe ishte luftëtar për të drejtat e zjarrfikësve.

In : Aktuale

Loading...
loading...