Në Maqedoni 47 për qind e popullsisë e vaksinuar me një dozë

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut informon se gjatë ditës së djeshme janë aplikuar gjithsej 3,458 doza vaksine, nga të cilat 873 janë aplikuar si doza e parë, 2,513 janë rivaksinuar, ndërsa 72 qytetarë kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Sipas, MSH deri më 6 tetor, gjithsej 793,179 qytetarë janë vaksinuar, prej të cilëve 743,374 me dy doza, ndërsa 571 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë.

“53% e qytetarëve mbi 40 vjeç janë vaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”.StrugaLajm

“Mbulimi me vaksinim me një dozë vaksine është 47% e popullsisë së rritur, ndërsa me dy doza mbulon 44% të qytetarëve mbi 18 vjeç. Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38% e të gjithë popullsisë në vendin tonë janë vaksinuar, kurse 35% e popullsisë kanë marrë dy doza”, thonë nga MSH.

In : Aktuale

Loading...
loading...