Burrat duan gjoks të madh, jo tek vetja por tek gratë. Për këtë shkak, derisa gratë zmadhojnë gjinjtë, vendosin silikon që të jenë më araktive, burrat i zvogëlojnë dhe me këtë e zgjedhin problemin me gjijntë e mëdhenj.
Zvogëlimi i gjoksit të djemve është hit botëror, por edhe në Maqedoni si vend nuk përjashtohet. Në Klinikën për Kirurgji plastike në Shkup rritet numri i burrave që paraqiten për intervenim të tillë kirurgjik.
Mjekët thonë se kjo dukuri është e njohur si varja e gjoksit të burrave për shkak të rritjes së dhjamit yndyror.
Qasja kirurgjike është me liposukcion dhe kombinim i heqjes së dhjamit .
Ky intervenim nuk mbulohet nga Fondi për siguri shëndetësore dhe për këtë duhet të paguhet privatisht ose nga xhepi juaj.(skopjeinfo)