Në Shkup gjithandej nëpër lagjet shqiptare po shpërndahet një letër me mesazhin mos e festoni Vitin e Ri, njofton agjencia e lajmeve INA.
Disave ju vendoset në fshirë set e xhamave të vetura e disa nëpër kutitë postare.
Prezantuesja e njohur Anita Latifi një letër të tillë e ka hasur në veturën e saj mëngjesin e sotëm.
Ajo shkruan:”Një formë më e “sofistikuar” e Babadimrit me grushta🙄
Nejse, Viti i Ri do të vijë edhe 8 Marsi edhe ditëlindjet…
PS Do të ishte mirë të mos manipulohet me besimtarët e të ju thuhet se këto janë festa fetare…”
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2020/12/Screenshot_20201220_231231.jpg)