BLENDI PETROL
Rajoni

Në,Zvicër,dënohet “taksisti” nga Maqedonia që ngacmoi zviceranen

Një grua e re ka porositur një “Uber” taksi në Limmatquai të Cyrihut. Në vend të saj ndalon një shtetas maqedonas me veturën e tij. Ajo hip në të, ndërsa vozitësi menjëherë fillon ngacmimin. Tashmë është konstatuar se ai nuk ka qenë aspak taksisti i porositur.
Në seancën gjyqësore, 45-vjeçari ka ardhur me sandale, i veshur me një xhaketë të shkurtër sa që tërë barku i kishte dalur jashtë dhe pa shoqërimin e ndonjë avokati. Përshëndetja e tij për të pranishmit ka qenë shumë e paturpshme.

viti të kaluar, rreth orës 04.20 të mëngjesit, me veturën e tij në Limmatquai të Cyrihut është ndaluar dhe ka marrë një grua të panjohur e cila ka qenë duke pritur një “Uber” taksi të porositur.

Vozitësi i padurueshëm menjëherë ka filluar ta ngacmojë duke ia prekur këmbën, shkruan “Neue Zürcher Zeitung”, përcjell Albinfo.ch.

Ai gjithashtu e preku edhe në fytyrë duke i dhënë komplimente se ishte e bukur. Megjithatë, gruaja rezistoi dhe pas një kohe zbriti nga vetura dhe i regjistroi autotargat, duke ngritur kallëzim penal ndaj tij. Gjatë hetimeve janë mundur të sigurohen gjurmët e ADN-së së shtetasit maqedonas në rrobet e saj.

Prokurorja e akuzonte të pandehurin për ofendim dhe ngacmim seksual, kështu që të dy protagonistët të premten u gjendën në Gjykatë. Shtetasi maqedonas i mohoi akuzat dhe pohoi se nuk bëhet fjalë për vozitësin e pandehur, se ai nuk është ai që e ka quajtur “lavire”.

Gjithashtu, ai ka aluduar në qëllimin e gruas se ajo me qëllim e ka inskenuar ngjarjen sa për të përfituar dëmshpërblim nga Gjykata, duke i regjistruar autotargat dhe për të kërkuar dëmshpërblim prej 500 frangash.

Zvicerania e re para Gjykate ka deklaruar se qëllimi i i saj nuk kanë qenë të hollat, por se në të ardhmen të mos përsëritet ky rast.

Gjykata e shpalli të pandehurin fajtor, duke e dënuar me 20 mëditje ditore me nga 40 franga për ofendim dhe gjobë prej 500 frangash për ngacmim seksual. Nga ana tjetër, zviceranes iu refuzua dëmshpërblimi.

Artikuj të ngjashëm

 
Back to top button