Nis karnevali i Vevçanit

Në Vevçan ka filluar karnevali në të cilat edhe këtë vit pritet të imitohen zhvillimet kryesore politike në vend ku shpesh në fokus janë edhe politikanët. Karnevali ka traditë më të lashtë se 400 vjeçare kështu që koha e keqe dhe bora nuk kanë qenë arsye për pjesëmarrje të ulët. Kryetari i Vevçanit Sasho Jankovski thotë se ata nuk mund të ndikojnë në atë se çfarë maskash do të ketë kurse ministri i Informatikës Damjan Mançevski tha se pas përfundimit politikanët duhet të mendojnë për mesazhet të cilat ata do t’i japin. Në të kaluarën, karnevali është shfrytëzuar edhe për përcjelljen e mesazheve nacionaliste dhe nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe ndërfetare.

Sot jam i sigurte që do të qeshi me atë që do ta shoh, por e di që në mbrëmje me siguri do të mendohem. Edhe kjo është pjesë e kritikës dhe është normalisht që pushteti të kritikohet. Ajo është demokraci, prandaj është pushteti që të kritikohet, por kritika mund të bëjë vetëm pushtet më të mirë”- pohoi Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike.

Edhe vetë e dini se ne nuk marrim pjesë në përzgjedhjen e maskave, ajo çdoherë është në fshehtësi të madhe, ne mund vetëm të apelojmë, unë këtë e thash edhe në konferencën për shtyp në Shkup ku mu parashtrua një pyetje e tillë, megjithatë nuk kemi qasje tek maskat dhe vetëm mund të apelojmë që të mos ketë ngjarje të tilla me kafshë siç ishte në të kaluarën”- tha Sasho Jankovski, kryetar i Komunës së Vevçanit.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...