Një i vdekur dhe 27 të lënduar në Shkup

Një person e ka humbur jetën, ndërsa shtatë janë lënduar rëndë në gjashtë nga gjithsej 38 aksidente të regjistruara gjatë tre ditëve të fundit në rajonin e SPB Shkup. Në 15 aksidente, me lëndime më të lehta kanë kaluar 20 persona, ndërsa në 16 është shkaktuar vetëm dëm material, transmeton Express.

Nga MPB-ja informojnë se në tre ditët e fundit, policia e trafikut ka zbuluar dhe sanksionuar një numër të madh të kundërvajtjeve midis të cilave 95 shoferë që kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara, pesë shoferë të cilët kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit, një shofer që nuk ka dhënë përparësi kalimi dhe tre për reshtim jo të drejtë. Nga komunikacioni janë përjashtuar 31 persona, nga të cilët 10 shoferë që e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit dhe 20 shoferë me vlefshmëri të skaduar të lejes së qarkullimit, si dhe 21 persona që kanë vozitur para se të marrin të drejtën e drejtimit të automjetit motorik. Janë sanksionuar edhe katër këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta.

Janë hasur edhe 169 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme, ndërsa me ndihmën e automjetit special karrotrec, janë larguar 152 automjete.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...