Tre shtetasit e huaj përfshijnë një shtetas të Maqedonisë, një të Indisë dhe një të Malajzisë, tha për Radion Evropa e Lirëzëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nusrtat Rahimi.
Zëdhënësi i shefit të policisë në Kabul, Hashmat Stanekzia, tha se trupat janë lënë në Musahi, një zonë e paqëndrueshme e qytetit.
“Në këtë fazë, mendojmë se është incident terrorist”, tha ai.
Përgjegjësinë për rrëmbimet dhe vrasjet nuk e ka marrë ende asnjë grup.
Një oficer policie, Jan Aga, u citua të ketë thënë se tre të huajt punonin si gatues në aeroportin e Kabulit.