Një vjedhje e pazakontë në Strugë sipas policisë :Më trego si duken eurot

Policia e Strugës ngriti kallëzim penal kundër L.A. (56) nga fshati Labunishtë për shkak të ekzistencës së dyshimit për kryerjen e veprës penale “vjedhje e rëndë në mënyrë të pacipë”.

StrugaLajm

Gjatë korrikut të vitit 2020, ai pikasi një 76-vjeçar nga Struga në qytet dhe e pyeti, nëse kishte t’i tregonte se si duken eurot. Pala e dëmtuar i nxori nga xhepi 8500 euro, të cilat më parë i kishte tërhequr nga llogaria e tij bankare dhe ia kishte treguar, pas së cilës i pandehuri i mori me forcë, informojnë Ministria e Brendshme.

In : Aktuale

Loading...
loading...