Njoftim me rëndësi:Qytetarët që posedojnë armë duhet të rinovojnë lejet

MPB njofton qytetarët se në përputhje me dispozitat e nenit 34 të Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për armë, afati për ndërrimin e lejeve për posedim dhe mbajtje të armëve, autorizimin për mbajtjen e armëve dhe lejet për armëmbajtje, i nxjerrë sipas Ligjit për Prokurim, Posedim dhe Bartje të Armëve skadon më 04.06.2023. “Prandaj, të gjithë ata qytetarë që posedojnë armë me leje të vjetra janë të obliguar që në afatin e caktuar, pra deri më 04.06.2023. Njëkohësisht, MPB bën me dije se kërkesës për zëvendësimin e lejeve, është e nevojshme t’i bashkëngjitet leja e vjetër për armët, dhe armët që do t’i nënshtrohen riregjistrimit, të sillen për kontroll”, njoftojnë sot nga Ministria e Brendshme, transmeton Flaka. Kërkesat për ndërrimin e lejeve të vjetra, qytetarët duhet t’i paraqesin në Sektorët për armë, eksploziv dhe substanca të rrezikshme sipas vendbanimit gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në ora 16:00, ndërsa qytetarët e qytetit të Shkupit kërkesat e tyre t’i paraqesin në Departamentet për armë, eksploziv dhe lëndë të rrezikshme – Shkup, të vendosura në Stacionin Policor Avtokomanda gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:00, me shënim se pagesa e tarifave mund të bëhet në bankë, postë ose terminal postar.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...