Nxënësit e Veleshtës surprizohen me dhuratën e vitit të ri

Me kënaqësi njoftojmë se me iniciativën e dy bizneseve nga Veleshta, “Hotel Grand” dhe furra “Bereqeti”, nxënësit e shkollës fillore “Zini Hani” kanë patur një surprizë të veçantë për festën e vitit të ri. Secili nxënës nga cikli i ulët ka marrë një pako dhurata, duke shpërndarë gëzim dhe lumturi në ambientet shkollore. Kjo frymë e bukur e bashkëpunimit lokal është pritur me kënaqësi dhe falënderim nga komuniteti shkollor.

StrugaLajm
In : Aktuale

Loading...
loading...