Opozita shqiptare me kandidat për president të Maqedonisë, njofton Mexhiti

StrugaLajm

Opozita shqiptare njoftoi se do të dalë me kandidat të vetin në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, që priten të mbahen në pranverë në Maqedoninë e Veriut, bëri të ditur lideri i LD-së, Izet Mexhiti në ClickPlus në TV21.

Përkundër paralajmërimeve që president aktual pritet të rikandidohet sërish nga pushteti, opozita shqiptare, Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa do të propozojnë emër shqiptar për të parin e shtetit.StrugaLajm

Ende nuk kanë një emër dhe nuk dihet do të jetë mashkull apo femër

“Opozita shqiptare – Lëvizja Demokratike, Lëvizja Besa dhe Alternativa me derën e hapur edhe për tjerët, do të kemi kandidatin për president tonin, shqiptar.
Kandidat apo kandidate, keni emër?
Do ta përcaktojmë. Ne fokusin e kemi votuesin shqiptar. Ne, me mbështetjen e votuesit shqiptar do të dalim fitues në zgjedhje dhe do ta bëjmë ndryshimin tek shqiptarët. Nuk lodhemi për taborët, apo lëvizjet e çuditshme të Gruevskit, Mickoskit, Zaevit apo Kovaçevskit. Ato janë punë të tyre”, tha Mexhiti.

In : Aktuale

Loading...
loading...