Gjatë tërë intervistës, ai është kritik ndaj këtyre zhvillimeve, e theksin veçanërisht e vendos te fenomeni i zbrazjes së vendbanimeve shqiptare dhe te ikja e rinisë jashtë vendit.
Në këtë intervistë Mehmeti shprehet i bindur se në Ballkan do të ketë ndryshim kufijsh, andaj kërkon që shqiptarët të jenë të përgatitur për këtë proces, që sipas tij vështirë mund të ndodhë pa pasur konflikte.