PDSH-ja dhe Qeveria,Menduh Thaçi nuk flet

Ditëve të fundit janë shtuar zërat se në rast të largimit të ASH-së nga Qeveria, do të jetë PDSH me dy deputetët e saj që do të jetë pjesë e koalicionit me LSDM dhe BDI.

Por nga kjo parti deri tani heshtje totale dhe nuk jepet asnjë sinjal apo fjalë se cili do të jetë fati i saj. Derisa në anën tjetër, BDI ka qenë më e zëshme që kjo parti të jetë në koalicion në vendin e ASH-së, informon INA.

“Jemi të interesuar që edhe PDSH të marrë pjesë në qeveri, por kjo nuk varet vetëm nga dëshira jonë. Duhet të ketë pëlqim edhe nga partneri i koalicionit. Nëse ekziston pajtueshmëri, ne jemi të gatshëm të japim një resor për kuadër të PDSH-së”, ka deklaruar një funksionar i lartë në BDI për Dojçe Vele në gjuhën maqedonase.

Por nga ana tjetër, Zaev kishte theksuar se nuk ka bisedime me PDSH-në.StrugaLajm

“Deri në këtë moment nuk jemi në bisedime me PDSH që ajo të hyjë në Qeveri. Përbërja e Qeverisë ngelet ashtu si ka qenë”, kështu ishte përgjigjur kryeministri Zoran Zaev, në pyetjen nëse Partia Demokratike Shqiptare do të jetë pjesë e përbërjes qeveritare.

Informacionet e portaleve të ndryshme kanë shkruar se partisë së Menduh Thaçit do ti takoj ministria e ekonomisë nëse do të bëhej marrëveshja dhe se nga kjo ministri do të hiqte dorë BDI. Po ashtu ishte përfolur që në këtë dikaster të ulet ish-deputeti Bardhyl Dauti.

In : Aktuale

Loading...
loading...