Ata kanë publikuar dispozitat e propozim ligjit të PDSH-së për për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, njofton agjencia e lajmeve INA.
“Ky është zyrtarizim i gjuhës shqipe, gjithçka tjetër është mashtrim.
(Neni 1 dhe 2 ligjit për realizimin e barazisë së gjuhëve dhe shkrimeve zyrtare në Republikën e Maqedonisë, propozuar nga ana e PDSH-së)”, thuhet në reagim.
Neni1
Gjuha maqedonase dhe gjuha shqipe dhe shkrimet (alfabetet) e tyre janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë dhe kanë status të barabartë gjatë aplikimit në të gjitha institucionet e RM-së.
Neni2
Në Republikën e Maqedonisë sigurohet barazia e gjuhës maqedonase dhe gjuhës shqipe dhe shkrimeve (alfabeteve) të tyre. Të gjithë qytetarët e Maqedonisë kanë të drejta të barabarta në lidhje me përdorimin e gjuhëve zyrtare në të gjitha institucionet shtetërore.