“Pensionimi i Mexhit Imerit”: Një Festë për 36 Vjetët e të Shërbyerit në Arsimin e Dollogozhdës”

Në një atmosferë të ngrohtë dhe të përkushtuar, kolegët dhe dashamirë e shkollës “Nuri Mazari” në Dollogozhdë të Strugës, organizuan një festë të veçantë për të festuar dhe nderuar pensionimin e Mexhit Imerit. Pas 36 vjetësh të shërbyerit të përkushtuar në arsimimin e gjeneratave të reja, Mexhiti vendosi të kurorzoj pensionimit me një mbrëmje modeste, por të mbushur me dashuri dhe respekt nga të gjithë ata që kanë pasur fatin të jenë pjesë e udhëtimit të tij arsimor.

Mexhiti është një mësimdhënës i cili ka investuar zemrën dhe shpirtin e tij në edukimin e brezave të ardhshëm në Dollogozhdë. Me përkushtim të palëkundur, ai ka ndihmuar në formimin e shumë brezave të të rinjve, duke i frymëzuar ata të shohin botën nëpërmjet një perspektive të re dhe të hapur. Me një angazhim të vërtetë Mexhiti ka bërë që shkolla “Nuri Mazari” të jetë një qendër e respektuar arsimore.

Me dy mandate si drejtor i shkollës “Nuri Mazari”, Mexhiti ka shquar për cilësitë e tij organizative dhe menxheriale. Ai ka udhëhequr shkollën me drejtësi dhe përkushtim, duke siguruar një mjedis të përshtatshëm për nxënësit dhe stafin e shkollës.StrugaLajm

Sot, në ditën e pensionimit të tij, ne e falënderojmë Mexhit Imerin për kontributin e tij të pamohues në arsimimin e brezave të rinj në Dollogozhdë u tha nga kolegët pjesë e këtij takimi festiv dhe vlerësues. Edhe pse pensionohet nga detyra zyrtare, kujtimi dhe ndikimi i tij do të vazhdojë të jetojë përjetësisht në zemrat e të gjithë atyre që kanë pasur fatin të jenë pjesë e rrugës së tij arsimore nënvizuan ata. Ne i urojmë atij shëndet të mirë dhe lumturi në këtë kapitull të ri të jetës së tij përcollën mesazhin ata.(Strugalajm.com)

In : Aktuale

Loading...
loading...