Po vjen dimri i vërtetë para kohe

Cikloni nga Italia jugore do të sjellë një sasi të madhe lagështie mbi Maqedoninë, njoftojnë nga DPHM.
Sipas informacionit, moti i vrenjtur dhe reshjet intensive të shiut priten të mërkurën dhe të enjten, të cilat në disa vende do të tejkalojnë 60 litra për metër kub.

DPHM paralajmëron për një javë me shi. Reshje shiu paralajmërohen edhe të premten. Në fundjavë, pritet një mot me vranësira i cili do të sjellë temperatura të ulëta në fillim të javës së ardhshme. Dimrin e vërtetë do ta ndjejmë kah mesi i javës së ardhshme, kur temperaturat në mëngjes do të bien deri në 10 gradë nën zero.

E gjithë kjo periudhë relativisht e ftohtë në javën e parafundit të nëntorit do të pasohet nga reshjet që do të krijojnë kushte për reshje bore në disa vende më të larta, por edhe në disa qytete në të gjithë Maqedoninë.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...