Policia shqiptare në aksion të përbashkët me pjesëtarët e Sektorit për krim ekonomik dhe financiar pranë Komisariatit policor në Elbasan, konfiskoi teneqe me djathë, të kontrabanduara nga Maqedonia e Veriut.
Bëhet fjalë për 142 teneqe me djathë, por nuk ceket pesha e përgjithshme e mallit të konfiskuar.
Malli i kontrabanduar u zbulua në aksin rrugor Librazhd – Elbasan, gjatë kontrollit të automjetit, të cilin e ka drejtuar një 32-vjeçar nga Tirana, i cili u arrestua.
Materiali dëshmues është dërguar në Prokurori pranë Gjykatës themelore në Elbasan, ndërsa personi i dyshuar do të përgjigjet për “tregti dhe transport të mallit të kontrabanduar” dhe “fshehje të fitimit”.