Stacioni policorë në Strugë parashtroi padi kundër D.S (56) nga Kumanova për shkak ekzistimit të bazave për dyshim për vepër të kryer penale “evazion”.
I denoncuari, veprën penale e ka kryer gjatë vitit 2014 dhe 2015 në cilësinë e kryetarit të bashkësisë së pronarëve të kompleksit të apartamenteve “Eurotel” në Strugë.
Në mënyrë të kundërligjshme ka përvetësuar mjete në para të cilat i janë besuar për karburante, fatura telefoni, ushqim dhe të ngjashme, me çka e ka dëmtuar bashkësinë dhe ka fituar dobi të kundërligjshme pronësore prej gjithsej 563.070 denarë, informon Ministria e Punëve të Brendshme për buletinin e rregullt.