Propozimi për vendosjen e një pllake që do të kujtojë mikëpritjen që struganët u rezervuan mijëra shqiptarëve të Kosovës në vitin 1999 kohë në të cilën Kosova ishte në luftë nuk është pritur mirë nga partitë maqedonase në Këshillin komunal të Strugës.Ky propozim i ardhur nga Konsullata e Kosovës në Strugë i ëshrë propozuar në rrugë zyrtare Komunës së Strugës për të cilin do të duhet të shprehet Këshilli komunal i Strugës, jozyrtarisht sic mëson strugalajm.com nga burime brenda këtij organi nuk ka marr mbështetjen nga këshilltarët e të dy partive maqedonase të paktën ky ka qënë disponimi në Komisionin gjegjës që pregadit rendin e ditës për seancën e radhës.Në këtë pllakë përkujtimore që do të vendosej në qytetin e Strugës me propozim të Kosovës do të evokohej mirënjohja e përjetëshme për Strugën dhe struganët si një shenjë kujtimi dhe faliminderimi për mikëpritjen që gjetën shqiptarët e Kosovës në Strugë në vitin 1999 kohë kur Kosova përjetonte maskarat gjenocidin dhe luftën .Jozyrtarisht këshilltarët maqedonas kanë kërkuar që ky propozim të kalojë filtrin e votimit të dyfishtë, apo sic njihet ndryshe votimi sipas parimit të Badinterit.(Strugalajm.com)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)