Pak kohë pasi partitë u morën vesh për zgjedhje të parakohshme në prill të vitit të ardhshëm institucionet përgatiten për punësime të shumta. Dhjetëra konkurse për qindra vende të reja pune veç më janë hapur. Për momentin mbi 50 shpallje janë të publikuara në Agjencinë për Administratë. Ndër ato është edhe konkursi i Ministrisë së Bujqësisë, e cila kërkon 14 persona për udhëheqës, këshilltarë dhe bashkëpunëtorë. Ndërsa Ministria e Drejtësisë ka hapur konkurs për 9 persona, shumica nëpunës të ri. Edhe komunat kanë vendosur të marrin të punësuar të rinj. Komuna e Strugës në konkursin e shpallur kërkon 30 persona për ti punësuar në pozita udhëheqëse dhe në sektor të ndryshëm. Qyteti i Shkupit kërkon 21 persona për 12 vende pune, Komuna e Ohrit dhe ajo e Karposhit do të punësojnë nga 10 persona. Konkurse kanë hapur edhe komunat më të vogla si ajo e Studeniçanit, Dellçevës, Prespës, Sveti Nikollës dhe të tjera. Nga Komisioni për Anti-korrupsion thonë se do të shqyrtojnë të gjitha konkurset ku do të ketë dyshime. Nënkryetari Nuri Bajrami tha se për momentin punojnë në shqyrtimin e Ligjeve ndërsa deri më tani në 19 ligje është bërë verifikimi i dispozitave që gjenerojnë konflikte interesi. Bajrami thotë se deri më tani, Agjencitë private për punësim janë keqpërdorur më së shumti për punësime partiake. “Fatmirësisht në ndryshimet e fundit të Ligjit për të punësuarit në sektorin publik që janë në rrjedhë e sipër, është pranuar sugjerimi jonë që Agjencitë private për punësim të mos mund të angazhohen gjatë punësimit në sektorin publik. Ndërsa punësimet tjera janë të mbuluara me rregullativë ligjore dhe janë të detyruara ti zbatojnë organet shtetërore të cilat janë kompetente dhe nuk guxojnë të bëjnë lëshime – deklaroi Nuri Bajrami, anti-korrupsioni. Edhe pse vazhdimisht flitet për mbingarkesën e Administratës, nga Ministria e Shoqërisë informatike dhe Administratës, thonë se nuk janë kompetentë për atë nëse ka nevojë ose jo për punësime të reja në administratë, pasi institucionet punësojnë në harmonizim me planet vjetore./Alsat-M
Një delegacion i Lëvizjes Vetëvendosje në përbërje të shefit të Grupit Parlamentar Glauk Konjufca, deputetes Donika Kadaj dhe anëtarit të Kryesisë Xhelal Sveçla, vizituan deputetin Ziadin Sela i cili po...
Deputeti i LSMD-së, Muhamed Zekiri deklaroi se njëri nga deputetët i ka dëgjuar huliganët duke brohoritur: shpërndani armët se shqiptarët po mblidhen matanë urës së gurit. Ai tha në TV21...
Ndërmjetësuesi për arritjen e Marrëveshjes së Ohrit, Piter Fejt, ka thënë se nacionalistët po luajnë me zjarr, duke refuzuar që të dorëzojnë pushtetin. Në të intervistë për Rojters, ai shpreh...
Gati katër muaj pas hyrjes në fuqi të Ligjit të ri për përmbarim, qytetarët ankohen se përmbaruesit pa asnjë paralajmërim ua bllokojnë xhirollogaritë. Gjithashtu thonë se edhe përkundër futjes së...
Këtë fenomen e konfirmojnë nga këmbimoret e qytetit, nga ku thonë se pothuajse çdo ditë ndeshen me rastet kur pothuajse çdo i dyti klientë që futet në këmbimore, është i...
Lebit Murtishi Gjithandej shqiptarizmës, përgjakja dhe qëndresa e deputetit ngjalli mllef për kriminelët dhe mbështjetje absolute për figurën e tij kombëtare. Por, edhe po të deshte dikush të shprehej ndryshe,...
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti pas dhunës në Kuvend dhe goditjes nga huliganët maqedonas ndaj Ziadin Selës u shpreh se ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me të deri sa...