Sot në mbledhjen e radhës të Këshillit Komunal të Strugës në prezenc të keshilltareve dhe të pranishmive të tjerë u prezantua projekti ideor për ndërtimin e parkingut nëntokësor në qendër të qytetit të Strugës ,sheshi ,,Nënë Tereza,, dhe Përmendorja,me investitor kompaninë,, AS-INVEST,, DOOEL nga Struga me pronar Vëllezërit Saliu nga f.Ladorishtë,Ide-Projekti u përpilua nga zyra arkitekturore ,,LN-Projekte,,.
Qëllimi I këtij projekti është përbërë nga këto element:
- Ndërtimin e parkingut nëntokësor I cili do të lehtësonte ngarkesat e mëdha te parkingut në munges të parkingjeve në Strugë,sidomos gjatë sezonit turistik.
- Struga ,qytet Turistik dhe Qyteti I Mbrëmje të Poezisë,Festivali I Këngëve dhe valleve popullore ,,Këngë Jeho,,-Strugë,janë paraparë elemente si Amfiteatri I Hapur mbi hyrjen dhe daljen e parkingut nëntokësor.
- Element tjetër I veçantë është sjellja e Sahat Kullës ,që ka ekzistuar në të kaluarën dhe që nevojitet patjetër të kthehet në të tashmen dhe në të ardhmen.
- Struga,qytet I Lumit Drini I Zi,barazpeshë e Lumit Drini I Bardhë,që përshkruajnë kaljonë me shtratin e tyre të gjitha trojet kombëtare dhe që bashkohen në një pikë,të dy lumenjtë I kemi aktualizuar me Fontanën – Shadervanin , si element karakteristik në më shum[ Sheshe në mbarë botën.
- Gjithashtu si pjesë e projektit ideor është edhe Mozaiku i pareterit,Përmendorja dhe Përmendorja e ,,Nënë Terezës,,.
Ideja e Propozuar për ndërtimin e Objektit për Parkingun Nëntokeëor është I rregulluar në dy nivele nëntokësore si dhe rregullimi I sheshit të qytetit të Strugës ,,Nënë Tereza,, duke parashikuar element të tillë si : - Projekt për pamjen e objekteve banesore dhe shoqërore që formojnë qendrën e qytetit
- Project për vendosjen e trupave ndricues ne qender – Shesh
- Projekt për percjelljen e instalimeve te ndryshme ne qendet te qytetit
- Skema e rampave per qasje per persona me aftesi te kufizuar
- Project për perpunimin e dyshemese se qendres
- Project për perpunimin hortikultular- dizajn gjelberim- te qendres se qytetit
- Project për vendosjen e stolave per pushim,lexim dhe bisede
- Project-skeme për mirëmbajtjen dhe pastrimin e qëndres se qytetit
- Project skeme për mbledhjen dhe largimin e mbeturinave nga qendra e qytetit
- Skeme për lëvizjen e automjeteve intervente
- Project për objekte modulare të përkohshme
- Project për manifestime që mund të shendrrohen në manifestime tradicionale
- Project- konkurs për zgjedhjes hortikulturale të brigjeve të lumit të Drinit të Zi.
Në prezantim morën pjesë zotëri Argëtim Saliu , arikitek Lulzim Nasufi,arkitekt Guxim Rakipi,Blerton Nasufi nga Zyra Projektuese LN-Projekte si dhe juriste Nadire Zhaku nga Agjencioni për Shitje- Blerje “Eugen-2011”