Rajoni Ohër-Strugë pret zgjdhje për hedhjen e mbeturinave

Përderisa rajoni rreth Liqenit të Ohrit pret ndërtimin e deponisë rajonale, sipas pohimeve të aktivistëve ekologjik, deponia “Bukovo” ku Ohri i dërgon mbeturinat ekzistuese, do të duhet të mbyllet. Paralajmërimet janë se kjo do të ndodhë brenda dy vitesh. Ndërkohë, ende taktizohet me zgjidhje për deponinë ekzistuese të Strugës, përkundër faktit që vjen sezoni turistik dhe rreziku nga djegia e sërishme të saj.

Bukova doemos duhet të mbyllet dhe deri atëherë do të duhet të gjendet mënyrë, vend dhe lokalitet se ku do të ishin deponuar bërlloku dhe mbeturinat komunale dhe të tjera. Do të duhet t’i vihet dryni kësaj deponie. Nuk guxon të pranojë fare sasi të reja të mbeturinave. Ky është rekomandim i UNESKO-s – tha Trajçe Taleski – Iniciativa civile Ohrid Sos.

Nga ndërmarrje publike komunale në Ohër shprehen se në rast të tillë ata nuk do të kishin ku të dërgojnë mbeturinat ekzistuese.

Duhet medoemos në një të ardhme të afërt të mendohet për një zgjidhje rajonale meqë në këtë moment ende dërgohen mbeturina në kufijtë e deponisë, por hapësira ka filluar të ngushtohet – u shpreh Lupço Gërdanoski, drejtor i NP Komunale Ohër.StrugaLajm

Gërdanovski shprehet se nuk mund të lejojnë që mbeturinat e Strugës të sillen në Bukovë, diçka që si zgjidhje për deponinë në Strugë bisedohej deri para disa muajve. Kryetari i Strugës, Ramiz Merko pret që së shpejti të fillojë realizimi i i procesit të ndërtimit të deponisë rajonale.

Ndryshe, fillimisht ishte parashikuar që deponia rajonale në këtë pjesë të shtetit të ndërtohet në Komunën e Debërcës, por popullata lokale një gjë të tillë e hodhi poshtë në referendum.

In : Aktuale

Loading...
loading...