Resul Bekteshi, zgjidhet kryetar i veteranëve të arsimit shqip në Strugë

Këshilli inicues për vazhdimësinë (ripërtrirjen) e punës së Asociacionit të veteranëve të arsimit shqiptar për Strugën dhe Ohrin mdt 14.18.2018 mbajti mbledhje të zgjeruar me këtë
REND DITE
1. Hapja solemne e mbledhjes
2. Zgjedhja e kryesisë së punës
3. Raporti për aktivitetin e deritanishëm të asociacionit
4. Zgjedhja e komisionit kandidues
5. Shpalosja e programës së asociacionit për periudhën 2018-2022
6. Zgjedhje e kryesisë së re
Mbledhjen e hapi veterani i arsimit Strugan Z. Fuat Dika. Ai përshëndeti të pranishmit, foli për aktivitetin e deritanishëm të asociacionit dhe uroi që kjo mbledhje të jetë e suksesshme dhe kryesia e re që do të zgjidhet të jetë e suksesshme.
Në vazhdim Z. Idriz Sela dha një pasqyrë të plotë për aktivitetin e asociacionit nga viti 2003 deri në vitin 2018. Ai në detaje përshkruajti ativitetin në periudhën e kaluar dhe theksoi se edhe pse nuk kishim mjete financiare ne me mund dhe me mjete personale arritëm të realizojmë disa synime tona që ishin vizita nëpër lokalitete me rëndësi kombëtare dhe historike, vizitë në shkollën e parë shqipe në Korçë, në Krujë, Vlorë dhe në shkollën e parë normale “Liria” në Tetovë. Njëherit kemi vizituar kolegët e sëmurë, kemi marrë pjesë në mbledhjet komemorative, poashtu kemi mbajtur fjalë mortore për kolegët që kanë ndërruar jetë etj.

Në vazhdim u caktua komisioni kandidues, u lexua Programa e Asociacionit të veteranëve të arsimit shqiptar për Strugën dhe Ohrin në periudhën vijuese 2018-2022.

Në vazhdim komisioni kandidues propozoi kandidatët për kuvendarë si dhe Kryesinë e re të Asociacionit në përbërje: Resul Bekteshi, Gafur Ziba, Idri Ismaili, Beadin Doko, Shpresa Hoxha, Nazlie Dauti, Setki Nasufi.
Kryesia e porsaemruar dhe kuvendarët njëzërit propozuan dhe e votuan unanimisht për kryetar Z. Resul Bekteshi, kurse për sekretar Z. Gafur Ziba.
Kryetari i porsaemruar falënderoi të pranishmit për besimin e dhënë, falënderoi kryesinë e deritanishme të asociacionit ne veçanti Z. Nevzat Doko (që për shkaqe shëndetsore nuk mori pjesë në mbledhje) dhe propozoi që kryetarëve të deritanishëm: Zenel Lufi, Luman Çermenika dhe Nevzat Doko tu ndahet mirënjohje për kontributin e dhënë deri tani, kurse Z. Nevzat Doko të shpallet kryetar nderi i asociacionit.
Kryesuesi i mbledhjes Z. Yrem Dauti duke i dëshiruar sukses dhe punë të mbarë kryesisë së re mbledhjen e shpalli të mbaruar.StrugaLajm

In : Aktuale

Loading...
loading...