Sektori për Punë të Brendshme në Ohër informon Strugalajm.com se dje në spitalin e Traumës në Ohër , është sjellë 47-vjeçari nga Ohri me lëndime të rënda në kokë dhe brinjë. Për shkak të seriozitetit të lëndimeve personi me automjetin e emergjencës u transferua në Spitalin Klinik “Nëna Terezë” në Shkup.
Sipas informacionit paraprak , personi pësoi lëndime gjatë kryerjes së punimeve ndërtimore në çati, dhe në një moment është rrëzuar.Hetim në vendngjarje kreu edhe një ekip nga policia.(Strugalajm.comn)
Rrëzohet nga çatia, përfundon me thyrje dhe lëndime të shumta
In :
Aktuale
Loading...
loading...