Degët e partive politike në Strugë, pavarsisht se në opinion në formën jozyrtare i kanë hedhur emrat me të cilët do të garojnë në zgjedhjet për kreun e Komunës së Strugës, në opinion mbizotëron bindja se deri në momentin e fundit partitë politike, do të taktizojnë si me kandidatët, ashtu dhe bartësit e listës shkruan Strugalajm.com.Ky taktizim, sipas njohësve të rrethanave politike, është i motivuar edhe nga specifikat elektorale që reflekton Struga.Deri tani, vetëm Aleanca për Shqiptarët, ka paralajmëruar kuvendin e degës ,ndërkohë nga partitë e tjera akoma nuk ka një njoftim se kur do të prezantohen zyrtarisht kandidatët për kreun e Komunës, edhe pse në këtë drejtim partitë politike prezantimin zyrtar të kandidatëve mund ta shtyjnë deri më 14 shtator, kur dhe skadon afati i regjistrimit .Ndërkohë, rrethet e afërta me partitë politike në Strugë, si fakt të kryer konsiderojnë kandidimin e Ziadin Selës për ASh,të Ramiz Merkos për BDI , Lavdrim Elmazit për Besën, ndërkohë edhe te PDSH përmenden disa emra por akoma nuk ka një prononcim zyrtar.Ndërkohë, si rezultat i taktizimit mund të ndodhin edhe surpriza ku në momentin e fundit në lojë të futen emra të tjerë edhe pse ky skenar konsiderohet i largët nga njohësit e rrethanave të këtushme .(Strugalajm.com)