Shoqata e gastronomëve reagon kundër Filipçes: Jo ndalimit të dasmave

Shoqata e gastronomisë “Kulinaria Horeca” e cilëson si të pa logjikshëm propozimin e Komisionit për sëmundje ngjitëse dhe Ministrisë së Shëndetësisë për ndalimin e dasmave në ambient të mbyllur. Ata kërkojnë nga autoritetet një analizë e cila do të tregojë se vatrat e virusit vijnë pikërisht nga dasmat nëpër restorante, përcjell Alsat.
“Ky propozim nga ana e Komisionit për sëmundje ngjitëse na duket skajshmërisht i pa logjikshëm. Neve na duhet një shpjegim në bazë të cilit hulumtim është sjellë ky propozim. Dihet se procesi i dasmës nuk fillon dhe mbaron vetëm tek lokali i dasmës. Dasma është një proces që zgjat 1 javë -10 ditë ose dy javë. Në qoftë se ne duam ta ndalojmë virusin, duhet dasmat në përgjithësi edhe në shtëpi edhe në lokale gjithkund të ndalohen. Dasma kemi deri në fund të këtij muaji, por edhe muajin tjetër por dhe në tetor. Anulime sigurisht që do ketë. Kjo nuk është vetëm në dëmin tonë si lokale por edhe në dëm të ekonomisë”- deklaroi për Alsat-M, Fitim Tairi, Shoqata gastronomike Kulinaria Horeca.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, mëngjesin e sotëm në koordinim me anëtarët e Komisionit për Sëmundjet Infektive diskutoi situatën epidemiologjike në Tetovë dhe ra dakord me Qeverinë të propozojë masa të reja për këtë rajon, për të parandaluar përhapjen e shpejtë të Covid-19.

Ministri dhe anëtarët e Komisionit propozojnë masat dhe kufizimet e mëposhtme:StrugaLajm

– Ndalimi për të mbajtur të gjitha ngjarjet masive në ambiente të mbyllura, dasma, festime. Kjo është thelbësore për tu respektuar në periudhën e ardhshme dhe qytetarët duhet të kuptojnë se kjo masë është e nevojshme.
– Zënia e pjesës së mbyllur të objekteve të hotelierisë nuk duhet të kalojë 30%, dhe jo më shumë se 4 persona mund të ulen në tavolina.
– Kontrolle të intensifikuara për zbatimin e këtyre masave, por edhe masat për mbrojtjen personale, kryesisht mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura.
– Forcimi i vaksinimit dhe komunikimit në terren në nivel lokal në mënyrë që të rritet mbulimi, sepse është e qartë se vetëm me vaksinim mund të parandalojmë përhapjen dhe rreziqet e sëmundjeve të rënda tek pacientët.
Nga analiza e ISHP -së për periudhën e kaluar, vetëm 11 pacientë janë shtruar deri më tani në spital të cilët janë vaksinuar plotësisht, vetëm 167 janë infektuar fare nga mbi 400,000 qytetarë të vaksinuar. (INA)Promoted Content

In : Aktuale

Loading...
loading...