Tre persona janë arrestuar, policia konfiskoi 40 kilogramë drogë

Tre persona janë privuar nga liria pasi gjatë një bastisje në një banesë në Gostivar dhe kontroll të veturës është gjetur sasi e madhe e mariuhanës.

Sipas informacionit të MPB-së, nëpunës të policisë së SPB Tetovë – Departamenti për Punë të Brendshme – Gostivar dje rreth orës 21:45 në rrugën “Ilindenska”, në afërsi të një objekti hotelierik në dalje të Gostivarit, i privuan nga liria A.R. (38), SH.I. (28) nga Haraçina dhe B.T. (32) nga Shkupi, nën dyshimin për kontrabandë të drogës.LAJME TË NGJASHMEGus 7, 2021

Gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Shqipërisë, me të cilin udhëtonin tre personat, ndërsa i drejtuar nga A.R. në bagazh ishte gjetur sasi e madhe e mariuhanës. Të tre ishin mbajtur në Stacionin e policisë në Gostivar.

“Mbrëmë në periudhën prej orës 2:45 deri në orën 4:00, në bazë të urdhrit gjyqësor, ishte bërë kontroll në një banesë në Gostivar, ku qëndronte A.R. Gjatë kontrollit ishin gjetur dhe marrë dy valixhe me mariuhanë, një çantë me mariuhanë, një qese e madhe me mariuhanë, shumë paketime me mariuhanë, një peshore digjitale, një makinë elektrike për paketim dhe vakumim, në sasi të përgjithshme prej rreth 40 kilogramë mariuhanë”, bëhet e ditur në kumtesë.StrugaLajm

MPB informon se pas dokumentimit të plotë dhe zbardhjes së rastit kundër personave do të ngrihet denoncim adekuate për “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substanca psikotrope dhe prekusorë”, sipas nenit 215 të Kodit Penal.

In : Aktuale

Loading...
loading...