Shoqata e struganëve në Amerikë organizon ngjarjen më të madhe të vitit!

Qendra kulturore Shqiptaro-Amerikane (QKSHA) me seli ne Riverdale të Nju Xhersit më 6 Shkurt e Ejnte organizon mbrëmje madhështore ku do të marrin pjesë zyrtarë të lartë të policisë së Nju Xhersit, përfaqësues të rëndësishëm të politikës shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, aktivistë, studentë shqiptarë në SHBA dhe personalitete të tjera të rëndësishëm nga diaspora.

“Ky eveniment organozohet për herë të parë nga organizata jonë. Qëllimi është që të vlersojmë dhe t’ju njohim meritat bashkatdhetarëve tanë këtu në SHBA. Do të zgjedhim zyrtarin më të mirë policor shqiptar të vitit që shërben këtu në Nju Xhersi, do ndajmë mirnjohje për aktivistët e organizatës sonë, do japim donacionet e grumbulluara për tërmetin në Shqipëri, gjithashtu do ndajmë bursa për studentët e dalluar shqiptar këtu në SHBA dhe disa aktivitete të tjera.” tha z.Burim Zhuta krytar i QKSHA.

Zhuta theksoi se këtë mbrëmje e mbështet edhe Shoqata e policëve shqiptaro-amerikan në Nju Xhersi, ndërsa për të pranishmit janë pregaditur disa surpriza.StrugaLajm

Salla ku do të zhvillohet ky aktivitet tashmë është rezervuar plotësisht, ndërsa do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave nga gjitha trojet shqiptare që veprojnë në SHBA.

Aktiviteti do të ndiqet nga mediat më prrstigjoze të shqiptarëve në diasporë.

In : Aktuale

Loading...
loading...