52-vjeçari Ismet Osmanay u plagos me thikë të hënën në Waterbaan, Deurne në Belgjikë, pranë një shkolle. Policia njoftoi se më pas viktima vdiq në vendngjarje. I dyshuari Betim A. 48-vjeçar u arrestua menjëherë.
Disa prindër që po prisnin në portën e shkollës treguan ngjarjen. “Kemi dëgjuar shumë të bërtitura dhe pamë dikë që binte nga biçikleta e tij”. “Çiklisti ishte shtrirë në tokë, ndërsa një burrë u përkul mbi të dhe e goditi disa herë në qafë”.
“Me gjakun që i pikonte nga duart, ai qetësisht kaloi aty pranë. Nuk u shqetësua dhe vazhdoi të ecte”, tha një dëshmitar, raporton GVA.be.
![Image](https://www.botasot.info/media/botasot.info/images/2021/June/14/auto_https___static.gva_.be_Assets_Images_Upload_2021_06_14_1f14eaf0-5604-46b0-b681-6cdcbcd9837e-800x600-11623703264.jpg)
“Ai ishte i veshur zi, me syze dielli të zeza dhe ishte kokë tullac”.
Siç raportojnë mediat atje, Ismet Osmanay është i dashuri i ish-gruas së Betim A.
Rasti ndodhi në shkollën e fëmijëve të gruas. Ata fëmijë ishin dëshmitarë të vrasjes.