SI NË VENDIN TIM
Ku ka male të rrëpirë,
Për skijim;
Si në vendin tim ?
Ku ka liqen të pastër,
Si loti;
Për notim –
Si në vendin tim?
Ku ka Drin të gjarpëruar,
Që gurgullon me shkrepëtim;
Si në vendin tim?
Ku ka vasha,
Belholla;
E trimëresha si Nora –
Si në vendin tim?
Ku ka shqiponjë,
Që për folenë;
Bie flijim –
Si në vendin tim?
Bexhet Asani