“SITUATA ËSHTË E QETË”, POLICIA E KOSOVËS E KONFIRMON: JANË HEQUR TË GJITHA BARRIKADAT NË VERI

Janë hequr të gjitha barrikadat në veri të Kosovës. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në rajonin e veriut, Branisllav Radoviç për REL.

Ai tha se aktualisht situata shfaqet e qetë, ndërkohë më herët,drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Peter Petkoviç deklaroi në një konferencë për mediat se ishin në prag të shpërthimit të një konflikti serioz.

Për shkak të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat dhe dokumentet serbe, serbët lokalë në Kosovë më 31 korrik vendosën barrikada në rrugët që çojnë në Jarinjë dhe Bërnjak.

Qeveria tha se do të shtyjë zbatimin e vendimeve për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje për shtetasit e Serbisë që hyjnë në Kosovë dhe atë për ndryshimin e targave serbe, kur të hiqen bllokadat.StrugaLajm

Vendimi për lëshimin e dokumenteve për hyrje-dalje, po zbatohet në katër pikat e tjera kufitare me Serbinë, të cilat janë të hapura.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është i përgatitur të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në veri të Kosovës.

In : Aktuale

Loading...
loading...