Stefan Dimoski,zëdhënës i SPB-së së Ohrit që mbulon policinë e Strugës,informon se për përplasjen fizike në qendër të Strugës po merren masat për zbardhjen e rastit.
Dimoski thekson se ka patur një përplasje fizike në qendër të Strugës në parking ndërmjet disa personave ku pas sinjalizimit policia ka zhvilluar biseda informative me të involvuarit.Zëdhënsi i policisë potencon se pas hetim do procedohet me rastin në funksion të zbardhjes së rastit.(Strugalajm.com)