Struga bëhet për herë të parë me psikoterapiste shqiptare
Arta Qoku merr titullin psikoterapiste nga Instituti Gestalt në Shkup, që është instituti i parë në Maqedoninë e Veriut me akreditim evropian për trajnim në psikoterapi gestaltiste. Specializimi zgjat gjashtë vjet. Znj. Qoku ka ushtruar detyrën e psikologut të shkollës pranë gjimnazit të Strugës për 20 vjet.
Në jetën dinamike që jetojmë, shumë pak kohë i kushtohet shëndetit mendor, i cili është po aq i rëndësishëm, në mos më shumë, se shëndeti fizik. Psikoterapia sot nuk konsiderohet më tabu apo turp. Njerëzit shpesh fshehin ndjenjat e tyre pas postimeve spektakulare, stolitjeve dhe paraqitjeve të dukshme për publikun. Ajo që është realisht e nevojshme, është afërsia reale me gjendjen shpirtërore. Ne kemi nevojë për psikoterapi kur ndjenjat, mendimet dhe sjelljet tona përkeqësojnë cilësinë e jetës sonë. E vetmja gjë që nuk duhet të konsiderohet turp është të kërkosh për veten atë që ke nevojë.