Doli nga shtypi libri i katërt me poezi i poetit të afirmuar Xheladin Muça-Dini me titull”Ëndrra varur në qytetin e ujtë”.Dini Muça,tash më emër i njohur për lexuesit e portalit tonë.Tri përmbledhjet paraprake me poezi të titulluara:”Më ka humbur shënjtëria”,”Trokas në parnas” dhe “Tri herë trokas në parnas” dëshmojnë se Dini Muça,me gjithë talentin posëdues,nuk është futur në rrugën e poezisë kuturu,sa për të bërë prova,por pas një pune të gjatë e të lodhshme dhe pasionante.Përm trajton tematika me motive nga më të larmishmet,probleme që shqetësojnë poetin dhe shoqërinë,na shqetësojnë të gjithve.Poezia e Dinit është një poezi me thellësi të larta mendimi,bukuri të rrallë tingëllimi dhe me mesazh tepër të qartë.Ajo vlon nga simbolet,metaforat e fuqishme,metonimitë e personifikimet pak klasike e më shumë origjinale.Libri është ndarë në katër cikle:Rrugë jete,Valixhe shprese,Rrëmujë dhe Ta mbys këtë dashuri.Dini Muça e ka shkruar tani më emrin në analet e poezisë shqipe.
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2020/11/IMG-6c9bf2bac5ba0d7f1d5375d644f266c0-V-1.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2020/11/IMG-9994f17828fc2f9a205d0cfa7c4a5585-V-1.jpg)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)