Nis pagesa e subvencioneve për 17.905 blegëtor me vlerë prej 16 milion euro


Sot në hapësirat e Agjencionit për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural Sekretari shtetëror nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave z. Nefrus Çeliku, së bashku me drejtorin e Agjencionit z. Babovski dhe zëvendës drejtorin z. Selami mbajtën konferencë për shtyp në lidhje me pagesën e subvencioneve.

Sipas Sekretarit shetëror z. Çelikut dje si dhe gjatë ditës së sotëshme janë paguar rreth 16 milionë euro për gjithsej 17.905 blegëtorë, masa për krerë të shënuar të deleve, dhive, bagëti dhe për pulave vojse. Praktika e pagesës në kohë, të subvencioneve, kur kanë nevojë për të më së shumë fermerë vazhdon edhe këtë vit. Para fillimit të sezonit të prodhimit paguam subvencionet për vreshtarët, ndërsa tani paguhen edhe subvencione për blegëtorinë.
Afati për thirrjen për blerjen e bagëtive për mbarështim për tremujorin e fundit të vitit 2018 mbaron në fund të muajit shkurt. Nga Agjencioni për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural u bëj thirrje fermerëve që të kenë kujdes me këtë afat në mënyrë që Agjencioni ti përpunojnë kërkesat në kohë dhe të bëjnë pagesën në kohë. Gjithashtu, në Programin e ri të Zhvillimit Rural për vitin 2019, pikërisht për këtë masë, mbështetja financiare është rritur nga 14 milion në 90 milion denarë. Përveç kësaj, me kërkesë të fermerëve dhe për siguri të tyre më të madhe, janë ndryshuar kriteret për masën me të cilën shteti mbulon 50 % të shpenzimeve për blerjen e bagëtive për mbarështim.
Me Programin e ri për pagesa direkte, edhe këtë vit fermerët me potencial zhvillimor do të marrin subvencione 10 % më të larta, sigurisht mbesin edhe subvencionet në baza të tjera.StrugaLajm

Përveç programeve nacionale, veçanërisht për zhvillimin e blegëtorisë janë edhe masat nga IPARD. Në thirrjen për Masën 1 “Investime në mjete materiale të ekonomive bujqësore”, e cila përfundoi më datën 9 të këtij muaji dhe deri te Agjencioni ka arritur një numër rekord prej 1,099 kërkesa, që do të thotë se fermerët tashmë i njohin të mirat e IPARD Programës. Kjo masë ofron investimet në ndërtimin apo rindërtimin e fermave për bagëtinë, objekte për mbajtjen e ushqimit të kafshëve, magazina për ushqim, pajisje bujqësore, e tjera.
Në periudhën e ardhëshme, ashtu si do të përpunohen vendimet në Agjencionin për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillimin rural, sipas skemës së pagesave, ashtu do të paguhen subvencionet për degët e tjera.

In : Aktuale

Loading...
loading...