Vrasja : Arrestohen katër persona, vrasësi vetëdorëzohet në polici

Prokuroria Themelore Publike ka dalë me detaje nga vrasja e mbrëmshme që ndodhi në Tetovë.

Sipas prokurorisë deri tek vrasja ka ardhur, pasi pesë persona ishin të ulur së bashku në një tavolinë duke konsumuar alkool.

Siç informon Prokuroria nga hetimet paraprake, në një moment, kryerësi i veprës penale nxori pistoletën, dhe ka gjuajtur një plumb ndaj njërit person.StrugaLajm

Duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse nga të cilat personi i plagosur vdiq në vend.

Pas kryerjes së veprës penale, grupi ishte në arrati, që më vonë dy të fundit u privuan nga liria nga policia, ndërsa dy të tjerët, duke përfshirë edhe kryerësin, vetë u dorëzuan në stacionin policor./TS

In : Aktuale

Loading...
loading...