- Davor Shuker, kryetari i Federatës së Futbollit të Kroacisë dhe anëtari i Komitetit të UEFA-së,ka zbarkuar në Ohër për të marrë pjesë në kuvendin zgjedhor të Federatës së Futbollit të Maqedonisë, i cili do të mbahet sot, ku edhe do të zgjidhet kryetari i ri i institucionit më të lartë të futbollit vendor transmeton Strugalajm.com.
Shuker me aeroplan privat ka zbarkuar në aeroportin e Ohrit mëngjesin e sotëm dhe do të jetë mbikqyrës i kuvendit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë nga ana e UEFA-së. Ai në Aeroport është mirëpritur nga anëtari i FFM-së nga Strugalajm Përparim Beqiri.Kandidat për të marrë postin e presidentit të FFM-së, është Muhamed Sejdini.(Strugalajm.com)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/03/Shuker-1-640x480.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/03/received_274810236571654.jpeg)
![](http://www.infosport.mk/wp-content/uploads/2019/03/Shuker.jpg)
![](https://strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/03/received_306492913383437-640x480.jpeg)
![StrugaLajm](https://i0.wp.com/strugalajm.com/wp-content/uploads/2019/01/AutoCenter2.gif?resize=445%2C150&ssl=1)