Zëdhënësi i policisë Stefan Dimoski, njofton Strugalajmin se për shkak të dyshimit të kryerjes së veprës penale “tentim përdhunim,” Sektori i Punëve të Brendshme në Ohër, deri te Prokurori Publik ngriti padi penale ndaj një qytetari nga Llabunishti i Strugës.
Ai këtë veprim të dënueshëm e kreu më 6 qershor në një furgon që udhëtonte në linjën Strugë-Ohër. Në momentin, kur furgoni u ndal në stacionin “Goce Dellçev”, I dyshuari filloi të prekte trupin e bashkëudhëtares që ishte ngjitur me të. Pas reagimeve të saj të fuqishëm, ai menjëherë u largua nga furgoni dhe u arratis.
Pas masave të marra, SPB- Ohër gjeti të dyshuarin pas ballafaqimit me të dëmtuarën.(Strugalajm.com)