Të tri pikat kufitare drejt Greqisë sot të mbyllura për shkak të grevës
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
Më 12,13 dhe 14 maj 2017 në qytetin e Wil-it, Kantoni St. Gallen, Bashkësia Islame Shqiptare zhvilloi manifestimet solemne me rastin e përurimit të xhamisë së re. Në 12 maj...
Prokurori publik, gjykatësja Milka Angelovska – Vasevska dhe 9 të akuzuar të enjten duhet të përballen me seancën e parë të gjykimit të caktuar për të akuzuarit për dhunë në...
“Nuk më pëlqen euforia. Po, më pëlqen rënia e BDI-së, që do të thotë ngritje e shqiptarëve. Lëvizja BESA është e përkushtuar që ta rrëzojë të parën dhe për ta...
Dr.Arben Taravari, sekretari Gjeneral Lëvizjes për Reforma -PDSH qëndron për një vizitë të shkurtër në SHBA i ftuar në një seancë të Komitetit për Politikë të Jashtme të Departamentit të...
Nga çdo e katërta familje në Maqedoni të paktën nga një anëtar jeton dhe punon jashtë vendit. Në anketën e fundit të Qendrës për Hulumtim dhe Sondazhe (IRI), 28% e...
Inspektorati shtetëror për vetëqeverisje lokale hedh poshtë të gjitha interpretimet e deritanishme për mandatin dhe funksionin aktual të krerëve dhe këshillave komunal. Ky institucion në kuadër të Ministrisë së vetëqeverisjes...