Të tri pikat kufitare drejt Greqisë sot të mbyllura për shkak të grevës
Komunikacioni në tri pikat kufitare drejt Greqisë prej sot është në ndërprerje 24-orëshe për shkak të grevës së doganierëve grekë. PK Mexhitlia është mbyllur prej mbrëmë në mesnatë, PK “Dojrani i Vjetër” nga ora 5, ndërsa PK “Bogorodicë” nga ora 7 e mëngjesit të sotëm. Siç kumtoi MPB, shërbimet policore kufitare greke kanë njoftuar se për shkak të grevës së paralajmëruar të punonjësve doganierë grekë gjatë ditës komunikacioni në pikat kufitare me këtë vend fqinj do të jetë në ndërprerje. Sipas njoftimit të marrë, nga pikat kufitare të palës greke, do të jetë në ndërprerje i gjithë komunikacioni për automjete udhëtarësh dhe transportuese, si dhe për autobusë, ndërsa do të lëshohen automjetet e udhëtarëve vetëm në raste të jashtëzakonshme, gjegjësisht raste urgjente.
220 punëtorë të kompanisë Lear në zonën industriale në Tetovë natën e kaluar janë pranuar në spitalin e Tetovës dhe Gostivarit pasi janë helmuar me gjasë nga ushqimi. Sipas informacioneve...
Rreth 400 persona janë helmuar mbrëmë në fabriken për prodhimin e pjesëve automobilistike Lear në Tetovë, njoftojnë per Gazetën Lajm burime nga spitali në Tetovë. Sipas gjitha gjasave helmimi ka...
Vendosja e tabelës në dy gjuhë: maqedonisht dhe shqip në Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor në Ohër ka ngjallur reagime të tmerrshme fyese kundër drejtorit shqiptar Samet Rizvani. Tabela...
Artin Spahiu Fatkeqësi është kur në një shoqëri njerëz jo të zakonshëm , ose më mirë të themi elita – qofshin edhe të rejshme , jetojnë me mosbesimin dhe pasigurinë...